Futboll

Dy raste pozitive te Zvicra, por ndeshja ndaj Belgjikës do të luhet

Dy raste pozitive me koronavirus janë regjistruar te Përfaqësuesja e Zvicrës

Zvicra sonte do të jetë mysafire e Belgjikës, në miqësoren që zhvillohet para dy ndeshjeve në Ligën e Kombeve.

Sidoqoftë, para miqësores, Zvicra është prekur nga rastet me koronavirus.

Jordan Lotomba dhe një anëtar i stafit kanë dalur pozitivë, por pjesa tjetër e ekipit jo, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Në muajin e kaluar, ishin Xherdan Shaqiri dhe Manual Akanji që ishin pozitivë.

Vladimir Petkoviq për ndeshjet e nëntorit nga futbollistët shqiptarë ka ftuar Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën dhe Admir Mehmedin.