Shqiperia

Ekspozitë, mbi 50 vjet marrëdhënie diplomatike Zvicër-Shqipëri

Është bërë e ditur se tani keni mundësinë të vizitoni ekspozitën mbi 50 vjet marrëdhënie diplomatike Zvicër-Shqipëri, në Muzeun Historik Kombëtar, transmeton albinfo.ch.

Fotot dhe dokumentet unike ju çojnë në një udhëtim në të kalurën dhe tregojnë historinë se si Zvicra neutrale dhe Shqipëria komuniste vendosën marrëdhëniet e tyre më 1970.

Marrëdhëniet diplomatike në vitin 1970 mes Zvicrës neutrale dhe Shqipërisë komuniste filluan për herë të parë.

Se si kanë evoluar shkëmbimet dhe bashkëpunimi midis dy vendeve, në këtë ekspozitë mund të gjeni fakte të detajuar për raportet dhe miqësinë që kanë këto dy shtete. /Albinfo.ch