Kosova
Gjobiten me 14 mijë euro partitë politike në Kosovë
Në raportin e fundit, Inspektorati i Komunës së Prishtinës nga 11 janari ka filluar të shpërndajë gjoba për subjektet politike të cilat nuk po i respektojnë masat anti-Covid. Këto parti, në prag të zgjedhjeve po grumbullojnë njerëz nëpër takime elektorale, duke thyer kështu masat kundër koronavirusit që janë në fuqi.
Mediat në Kosovë shkruajnë se deri më tani janë shqiptuar gjithsej 14 mijë euro gjoba ndaj subjekteve politike.
Ani pse drejtori i Inspektoratit të Prishtinës, Adonis Tahiri, kishte paralajmëruar partitë politike se nëse nuk i respektojnë masat anti-Covid, do të gjobitën në shumën prej 2 mijë eurove, ashtu siç është e paraparë në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.
Më 11 janar Tahiri njoftoi se Inspektorati ka shqiptuar gjobë ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Askush mbi ligjin! Zbatimi masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është i domosdoshëm. Shkeljet sanksionohen në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës – neni 25, paragrafi 1”, shkroi Tahiri në Facebook.
Po ashtu, ai bëri thirrje që partitë politike t’i respektojnë ligjet dhe vendimet, të cilat i kanë votuar vetë.
“U bëjmë thirrjeve subjekteve politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet që vetë i kanë votuar. Në të kundërtën, gjobat iu shkojnë në zyrat qendrore të partive, për secilin tubim në Prishtinë”, deklaroi Tahiri.
Por, thirrja e Tahirit nuk u respektua. Partitë politike vazhduan avazin e grumbullimit, kundër Ligjit në fuqi.
Më 19 janar Inspektorati i Prishtinës shqiptoi gjobë edhe ndaj dy subjekteve politike.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma ishin partitë e radhës që u gjobitën me nga 2 mijë euro.
Më 20 janar Inspektorati i shqiptoi LDK-së gjobën e dytë për mosrespektim të masave anti-Covid.
As Partia Demokratike e Kosovës nuk i shpëtoi gjobës për mosrespektim të masave.
Më 25 janar, PDK-së iu shqiptua gjoba 2 mijë euro.
Gjobë “hëngri” edhe Lëvizja Vetëvendosje, për një tubim që ka mbajtur në Prishtinë.
E LDK-së duket se “nuk ia lanë shenjë” dy gjobat e para.
Ky subjekt politik vazhdoi grumbullimin edhe pas gjobave të para, ndërkaq Inspektorati këtë të hënë ia shqiptoi edhe një të re.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër? Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve përkujtohet më 1 maj. Por, vetëm disa pjesë të Zvicrës e festojnë...
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat