Gjellëra

Gjyveç me patate

Gjyveç me patate është gjellë, e cila përgatitet me patate, mish dhe përbërës të tjerë në sasi të vogla.

gjyveç me patatePër të përgatitur gjyveç me patate për 4 persona nevojiten:

•       mish 500 gr
•       patate 1,5 kg
•       vaj 4-5 lugë gjelle,
•       qepë 1 kokërr, spec i kuq
•       salcë domate 1 lugë gjelle
•       kripë, piper i zi, majdanoz.

Përgatitja:

Mishi pritet në copa, skuqet me qepë, shtohet pak salcë domate, kripë, piper, dafinë, ujë sa të mbulohet mishi dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë. Ndërkohë përgatiten patatet, të cilat pastrohen, lahen, priten në feta të rrumbullakëta me trashësi 1 cm dhe skuqen lehtë me vaj.
Në tavë vendosen copat e mishit, mbi to patatet, kripë, piper, pak spec i kuq dhe në fund lëngu i mishit.
Tava lihet në furrë për 1/2 orë. Pasi hiqet gjyveçi, vihet në pjatë, spërkatet me lëngun e vet dhe majdanoz të grirë hollë.

Ju bëftë mirë!


 Të tjera nga Gjellëra