Futboll

Herolind Shala me super gol për Valerengan

Herolind Shala ka shënuar një gol të bukur për Valerengan në kuadër të javës së 24-të në Superligën e Norvegjisë

Skuadra e lojtarit kosovar ka fituar 2-0 përballë rivalit të ligës, Odd – për t’u ngritur më lartë në renditjen tabelore.

Ishte minuta e 39-të e takimit kur Shala pranoi një asistim nga Kjartansson, që për të shënuar më pas një super gol.

Ky ishte goli i dytë deri më tani në këtë edicion për reprezentuesin e Kosovës, derisa ka regjistruar edhe dy asistime.

Valerenga është aktualisht në vendin e pesë me 42 pikë, e që tentojnë që së paku të shkojnë në kualifikimet e Ligës së Evropës.