Integrimi

Imami Mustafë Memeti: Dënojmë aktin terrorist në Lugano

"Ne dënojmë aktin terror në Lugano, Zvicër dhe i urojmë të plagosurit një shërim të shpejtë!

Imami i njohur shqiptar në Zvicër, ish kryetari i Bashkësisë Islame Shqiptare të Zvicrës, Mustafë Memeti ka dënuar publikisht aktin terrorist që ndodhi mbrëmë në Lugano, shkruan albinfo.ch.

Ai, në një postim të tij në facebook ka shkruar si vijon:

“Ne dënojmë aktin terror në Lugano, Zvicër dhe i urojmë të plagosurit një shërim të shpejtë! Ky akt devijues dhe barbar është një akt djallëzor. 🇨🇭 #terrorizm #ekstremizm

Imami Mustafë Memeti është një personalitet i njohur në Zvicër, për qëndrimet e tij të qarta kundër ekstremizmit dhe shfrytëzimit të fesë për qëllime politike, për terrorizëm, shkruan albinfo.ch. Për këtë qëndrim ai, pak vite më parë ai qe shpallur personalitet i vitit në Zvicër nga gazeta Tagesanzeiger.