Lajme

Ç’shpejtësi ka arritur Lirim Zendeli, piloti shqiptar në Formula

Lirim Zendeli, piloti shqiptar i lindur ne Gjermani, rrëfen jetën dhe aktivitetin e tij në botën e garave me makina.

Zendeli është i vetmi shqiptar i përfshirë në botën e garave me makina, ai e ka filluar me karting dhe më pas në 2018 fiton edhe në Formula 4.

Aktualisht është pjesë e Formula 3 dhe kërkon të kalojë në një kategori më lartë, në Formula 2, transmeton albinfo.ch.

Për pilotin shqiptar ka shumë pritshmëri dhe objektiv është pjesëmarrja në kategorinë më të lartë, Formula 1. Ndërkohë, në një intervistë për Sport Time në Supersport, Zendeli rrëfen shumë nga jeta e tij dhe regjimi që mban për të qenë në formë, ndërsa thekson se ende nuk ka takuar idhullin e tij, Ljuis Hemilton.

Ai ka treguar se shpejtësia më e madhe që ka regjistruar në Formula 3, ka qenë 306 km/orë. /Albinfo.ch