Sporte Luftarake
Majlinda Kelmendi mposhti polaken Perenc
Me këtë fitore Kelmendi arrin një çerekfinale
Në ndeshjen e fundit “Judo”, Majlinda Kelmendi ka triumfuar ndaj polakes Agata Perenc, pas 5:17 minuta luftë me një Waza-ari, duke arritur në çerekfinale të Mastersit të xhudos që po mbahet në Doha të Katarit, transmeton albinfo.ch.
Për Kelmendin është paraqitja e parë në një garë pas më tepër se një vit pauzë.
Kampionia olimpike, që garon në kategorinë deri 52 kilogramë, në meçin e parë e mposhti rumunen Andreea Chitu.
Nga ana tjetër, Distria Krasniqi ka kaluar në çerekfinale të Mastersit të xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.
Krasniqi, që është numër një në renditjen botërore në kategorinë deri 48 kilogramë, raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në raundin e dytë e mposhti me “Ippon”, sllovenen Marusa Stangar.
Në kategorinë deri 52 kilogramë Majlinda Kelmendi, pas një mungese mbi njëvjeçare, u është kthyer garave. Ajo në raundin e parë e mposhti rumunen Andreea Chitu.
Sot garon edhe Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kilogramë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër Në vitin 2023, kantoni i Basel-Stadt kishte incidencën më të lartë të biçikletave të vjedhura, me...
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’