Lajme

Merkel bën thirrje për mbylljen e vendpushimeve të skijimit në gjithë BE-në

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka bërë thirrje BE-së të mbyllë të gjitha vendpushimet e skijimit gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Në një deklaratë për Bundestag, zonja Merkel u bëri thirrje njerëzve të shmangin të gjitha udhëtimet turistike.

“Sezoni i skijimit po afron, [dhe] ne do të bëjmë presion për një votim në Evropë për të mbyllur të gjitha vendpushimet e skijimit”, u tha ajo deputetëve.

Ajo pranoi, megjithatë, se Austria ishte kundër idesë. “Nuk duket si. . . do të jetë e lehtë për t’u bërë, por gjithsesi do të provojmë përsëri”, tha ajo.

Austria ka sinjalizuar se nuk ka ndërmend të mbyllë vendpushimet e saj të skijimit. Kancelari Sebastian Kurz tha të mërkurën se nuk ishte “një çështje në të cilën BE duhet të ndërhynte”, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.