Lifestyle
Modelja shqiptare në Zvicër kujton luftën, kemi kaluar kufirin në këmbë
Modelja gjithashtu ka treguar se kur kanë mbërritur në Zvicër kishin shumë frikë se shteti i kthente në Kosovë
Modelja e njohur Heidi Lushtaku e cila prej vitesh jeton në Zvicër me familjen, ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan.
Heidi për herë të parë ka folur për jetën e saj private, ikjen nga Kosova gjatë luftës dhe sakrificat që ajo dhe familja kanë përballur gjatë asaj periudhe, përcjell albinfo.ch.
Heidi Lushtaku: Gjatë luftës së Kosovës kam qenë vetëm 6 vjeç. Është një pjesë që unë kurrë nuk kam folur në jetën time se si kam shkuar në Zvicër, çfarë ka ndodhur apo si ia kemi filluar me familjen time. Baba im ka jetuar dhe punuar në Gjermani për shumë vite. Normal kam pasur për të lindur në Gjermani, por ai u kthye prapë në Kosovë dhe u bë lufta. Në atë moment kemi pasur shumë fat sepse 1 javë para se të bëhej lufta apo disa ditë para se të mbylleshin kufijtë ne ikëm. Kufijtë i kemi kaluar gjithmonë në këmbë, ka qenë një rrugë shumë e gjatë.
Rudina Magjistari: Udhëtimi i gjithi në këmbë?
Heidi Lushtaku: Po, është hera e parë që kam lot në televizor, gjithë këto vite nuk më ka ndodhur kurrë në jetë.
Rudina Magjistari: Janë kujtime që të kujtojnë një kohë të vështirë, por që ka ndryshuar jetën tuaj praktikisht.
Heidi Lushtaku: E kanë ndryshuar jetën time. Nëse nuk do kishim ikur nuk e di se çfarë do kishte ndodhur me ne. Edhe me mbiemrin tonë i kanë vrarë burrat shumë shpejt, nuk e di se çfarë do kishte ndodhur, ndoshta do isha këtu. Kur vajta në Zvicër, në shkollë më hoqën prej kursit të historisë sepse gjithmonë historia në shkollë që mësonim ishte për luftën e për mos të më traumatizuar më shumë, më viktimizonin shumë. Unë nuk kuptoja, thoja jam gjallë, kam ecur shumë. Unë e ndjej veten shumë krenare, me familjen time kemi qenë refugjatë politik dhe ia kemi filluar prej fillimit.
Modelja gjithashtu ka treguar se kur kanë mbërritur në Zvicër kishin shumë frikë se shteti i kthente në Kosovë, shtëpia e tyre ishte djegur dhe ndodheshin në një gjendje të vështirë. Por të gjithë ata arritën t’ja dilnin dhe të krijonin një jetesë të mirë.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut Falë skanerëve të rinj CT, gjithnjë e më shumë aeroporte në Evropë po heqin rregullore të...
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?