Lajme
“Moderna” aplikon për autorizimin e vaksinës
Kompania farmaceutike “Moderna” synon të aplikojë sot në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së për autorizimin e vaksinës së saj Covid-19, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu, kompania do t’i kërkojë FDA të rishikojë një grup të zgjeruar të të dhënave që tregon se vaksina është 94.1% efektive në parandalimin e Covid-19 dhe 100% efektive në parandalimin e rasteve të rënda të sëmundjes.
“Moderna” do të bëhet kompania e dytë që aplikon në FDA për autorizimin e përdorimit emergjent për një vaksinë kundër koronavirusit. “Pfizer” aplikoi më 20 nëntor me të dhëna që tregojnë njëlloj efikasitet të lartë.
FDA do të takohet me Komitetin këshillimor në dhjetor për të shqyrtuar aplikacionet e “Pfizer” dhe “Moderna”.
Vaksinimet e para në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të ndodhin “drejt pjesës së fundit të dhjetorit”, sipas Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?