Lajme

Moderna: Vaksina COVID-19, efektive kundër varianteve të reja

Moderna tha të hënën se vaksina e saj COVID-19 prodhoi antitrupa neutralizues të virusit në testet laboratorike kundër varianteve të reja të koronavirusit të gjetura në MB dhe Afrikën e Jugut.

Një regjim me dy doza të vaksinës Moderna COVID-19 pritet të jetë mbrojtës ndaj llojeve të reja të zbuluara deri më tani, tha kompania.

Moderna, megjithatë, tha se do të testonte një përforcues të vaksinës kundër variantit të Afrikës së Jugut në provat paraklinike për të parë nëse kjo do të ishte më efektive në rritjen e antitrupave kundër variantit dhe varianteve të tjera në të ardhmen, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.