Lajme
Në Zvicër deri tani janë vaksinuar 197.368 persona
Gjithsej Zvicrës i janë dorëzuar 535,115 doza të dy prodhuesve Pfizer / Biontech dhe Moderna
Në Zvicër, deri të dielën që shkoi, janë injektuar 197,368 doza vaksinash kundër koronavirusit. Kjo korrespondon me 2.29 doza për 100 banorë.
Gjithsej Zvicrës i janë dorëzuar 535,115 doza të dy prodhuesve Pfizer / Biontech dhe Moderna, shkruan Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), raporton srf.ch.
Por, siç mund të shihet nga shifrat e BAG, situata në kantone është e ndryshme. Deri më tani, kantoni Nidwalden ka vaksinuar më së shumti ose 7.47 doza për 100 banorë, transmeton albimnfo.ch. Kantoni Appenzell-Innerrhoden, me 5.69 për qind të popullatës të vaksinuar, është në vendin e dytë.
Kantoni i Bernës është në pjesën e poshtme të listës, megjithëse e ka filluar vonë vaksinimin, më 11 janar. Deri më tani ka pasur 1.38 vaksina për 100 banorë. Thurgau renditet i dyti nga fundi me 1.46 për qind të popullsisë të vaksinuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën