Lajme
OBSH: Misioni hetues në Kinë për të kërkuar fakte, jo fajtorë
OBSH siguroi se misioni i saj për të hetuar origjinën e pandemisë, që pritet këtë javë në Kinë, nuk kishte për qëllim të gjente fajtorë, por fakte.
“Bëhet fjalë për të kuptuar origjinën e pandemisë dhe jo dikë për të fajësuar”, tha kreu i OBSH-së për Urgjencat Shëndetësore Michael Ryan, raporton AFP, përcjell Albinfo.ch.
“Është një çështje për gjetjen e përgjigjeve shkencore për takimin ballë për ballë midis njeriut dhe kafshës. Është një domosdoshmëri absolute”, shtoi ai.
Pekini njoftoi se hetuesit e shumëpritur të OBSH-së, të ngarkuar të kërkojnë origjinën e COVID-19, do të mbërrijnë në Kinë këtë javë, një vit pasi u raportua vdekja e parë në vend.
Vizita e 10 ekspertëve të OBSH-së është tepër e ndjeshme për regjimin kinez, e shqetësuar për të shmangur çdo përgjegjësi për epideminë që ka vrarë më shumë se 1,9 milionë njerëz në të gjithë botën, ndërsa është çrrënjosur në Kinë.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën “Tokat janë thelbësore për jetën: ato sigurojnë prodhimin e ushqimit, filtrojnë ujin dhe strehojnë një...
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga