Koronavirusi: çast pas çasti
Pendohet Suedia, fillon me ashpërsimin e masave
Suedia ka regjistruar gjithsej 166,700 raste dhe mbi 6,000 të vdekur që nga fillimi i pandemisë
E shumëdiskutuar si vendi që doli kundra rrymës duke mos vendosur karantinën ndaj koronavirusit, Suedia ka marrë së fundi disa masa kufizuese, të rralla për këtë vend.
Kështu janë ndaluar eventet publike që përfshijnë ndeshjet sportive si dhe grumbullimet e më shumë se tetë personave në një vend. Restorantet dhe baret do të qëndrojnë të hapura, por nga ora 10 e mbrëmjes nuk do të servirin më alkool, e në përgjithësi, do të kenë një kapacitet më të kufizuar. Qytetarët, duket se i mbështesin masa të tilla.
‘Mendoj se masat e reja janë të domosdoshme, sepse virusi po përhapet gjithandej. Them se duhet të mbajmë të gjithë distancë’- tha Gloria Ohrwall.
‘Për mua, këto masa janë një gjë e mirë. Po sëmuren shumë njerëz dhe duhet të mendojmë edhe për sistemin shëndetësor, me çfarë barre e çfarë pune përballet ai. Krahasuar me atë, sakrifica që kërkohet nga ne është e vogël’- tha Elena Osokina.
‘Mua këto kufizime nuk më prekin shumë dhe nuk jam kundër. Problemi është për periudhën afatgjatë, se nëse zgjasin në kohë, atëherë nuk do të mund të shkojmë ne vende si kinematë apo teatrot’- tha Lars Raxell.
Infektimet e reja dhe shtrimet në spital janë shtuar në mbarë vendin, duke i shtyrë autoritetet suedeze të ndryshojnë kursin e ndjekur deri më tani gjatë pandemisë, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Vala e dytë e sëmundjes nuk e ka kursyer as këtë shtet, ashtu si pjesën tjetër të Evropës. Suedia ka regjistruar gjithsej 166,700 raste dhe mbi 6,000 të vdekur që nga fillimi i pandemisë.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?