Lajme

Për një muaj, mbi 168 mijë persona të infektuar në Zvicër

Më 9 tetor 2020 Zvicra kishte 60,368 infektime gjithsej, ndërkohë rritjet e infektimeve u shënuan në mes të tetorit e deri më sot, duke u rritur numri i tyre në 229,222 infektime.

Për një muaj në Zvicër u shënuan 168.854 raste (nga data 09 tetor deri më sot, 09 nëntor), transmeton albinfo.ch.

Situata pandemike në Zvicër ka shënuar valë të re të infektimeve në muajin tetor dhe fillimin e nëntorit, derisa ende po vazhdon një trend i tillë. Por, pavarësisht kësaj, Zvicra po mundohet të menaxhojë duke mos lënë opsion izolimin total të shtetit.

Ndërkohë, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 17.309 raste të reja që kishin rezultuar pozitive për koronavirusin në ditët e fundit, njofton srf.ch.

BAG nuk raporton gjatë fundjavës, kështu që ditëve të hëna publikohet numri i rasteve të tri ditëve të fundit, shkruan albinfo.ch.