Kosova
Reagim i Zyrës së BE-së për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut
Së fundmi, edhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka vlerësuar faktin se votuesit kanë dalë të votojnë në Podujevë e Mitrovicë të Veriut, përkundër kufizimeve për shkak të koronavirusit.
Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka lavdëruar edhe punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“I vlerësoj votuesit që morën pjesë në Podujevë dhe Mitrovicën Veriore në ditën e zgjedhjeve, edhe pse pati kufizime për shkak të COVID-19. Përfshirja aktive e qytetarëve është e rëndësishme për një proces të besueshëm zgjedhor dhe demokracinë. Punë e mirë është bërë edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, shkruan ai.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fituese e zgjedhjeve në Podujevë, ndërsa Lista Serbe në ato që u mbajtën sot në Mitrovicën e Veriut.
Kandidati i VV-së, Shpejtim Bulliqi, ka fituar pa balotazh në komunën e Podujevës, duke marrë 51.64 për qind të votave.
Bulliqi në këto zgjedhje pasohet nga Nexhmi Rudari i LDK-së, më 35.97 për qind, dhe PDK në vendin e tretë, ku Naim Fetahu mori 12.40 për qind të votave.
Ndërkaq, Lista Serbe fitoi bindshëm në Mitrovicën e Veriut, ku ka marrë 89.86 për qind të votave, pasuar nga VV më 3.68 për qind, PDK më 3.54 dhe Dusan Milunovic 2.92 për qind.
Kujtojmë se komuna e Podujevës dhe ajo e Mitrovicës së Veriut shpallën zgjedhjet pasi dy ish-kryetarët, Agim Veliu e Goran Rakic, morën poste në Qeverinë Hoti.
Zgjedhjet janë zhvilluar në kushte më ndryshe prej herëve të kaluara, duke marrë parasysh situatën me pandeminë.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës në këtë shtet Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve Të mërkurën në mëngjes pati një ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Cyrih-Hardbrücke dhe Cyrih-Oerlikon....
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut