Lajme

Restorantet në Kantonin e Bernës, nga e hëna, mbyllen në orën 21.00

Kjo masë është miratuar sepse numri i rasteve në kantonin e Bernës po vazhdon të qëndrojë në një nivel të lartë, ka njoftuar të premten Qeveria e kantonit.

Kantoni i Bernës,  në kuadër të shtrëngimit të masave mbrojtëse kundër virusit corona ka vendosur që restorantet të mbyllen në orën 21:00. Ky vendim hyn në fuqi nga e hëna.

Po kështu, numri i mysafirëve në lokalet në fjalë do të jetë i kufizuar në 50 persona, shkruan sda.ch.

Kjo masë është miratuar sepse numri i rasteve në kantonin e Bernës po vazhdon të qëndrojë në një nivel të lartë, ka njoftuar të premten Qeveria e kantonit.

Ky shkurtim aktualisht do të zbatohet për dy javë, transmeton albinfo.ch. Pastaj do të synohet një relaksim i matur i masave të rrepta të Covidit, në Bernë.

Në shtatë ditët e kaluara, numri i rasteve në kantonin e Bernës nuk ka shënuar ulje. 467 infeksione brenda 24 orëve, janë bërë të njohura të premten.

Shkalla e pozitivitetit të testeve të kryera në shtatë ditët e fundit ka mbetur 18 për qind, dmth mjaft e lartë, përcjell albinfo.ch.

326 persona janë aktualisht të shtruar në spital me sëmundje Covid, 56 në kujdes intensiv.