Lajme

Robbie Williams po “fshihet” nga virusi në Alpet e Zvicrës

Këngëtari i njohur amerikan, Robbie Williams, po e kalon pandeminë në malet e Zvicrës. Ai e zbuloi këtë në një intervistë video me Steve Wright për BBC Radio 2, përcjell albinfo.ch.

«Epo, po, unë jam pak neurotik dhe mendova – ku duhet të shkoj, në mënyrë që (koronavirusi) të mos më “kapë”?

Epo, i them vetes – do të shkoj në Mont Blanc për gjashtë muaj», shpjegoi Robbie.

Ylli i popit është në Alpe me familjen e tij. Muajin e kaluar ai dhe gruaja e tij, Aida, festuan 10-vjetorin e martesës.

Ata kanë katër fëmijë: vajzat Teddy dhe Coco (lindur 2012 dhe 2018), djali Charlie (2014) dhe Beau, të lindur këtë vit nga një nënë surrogate, si dhe Coco.

Më tej në intervistën e shkurtër, Robbie foli rreth asaj se sa keq kriza e koronës po prek skenën e muzikës botërore dhe se fëmijët e tij, ose të paktën Teddy, mund të ndjekin hapat e tij.