Kalendari

Shkolla Shqipe në Zvicër, me aktivitet për Pavarësinë e Kosovës

Për nder të 17 shkurtit, shkolla Shqipe në Zvicër organizon aktivitet kulturor

Me rastin e 30 vjetorit të formimit të Shkollës Shqipe në Zvicër dhe 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë, ju
ftojmë të merrni pjesë në një pasdite kulturore-artistike.

Ky program do të mbahet të dielen, më 15 mars  në Salle de Grand-Vennes Chemin des Abeilles 17 1010 Lausanne. Programi do të fillojë nga ora 14:00.

Kjo do të jetë përmbajtja e programit:

Nxënësit me programin e tyre
Grupi i arbëreshëve Pro Loco “Arbëria” di Lungro me këngë të
vjetra polifonike
RRok Prenkoçaj me instrumentin tonë të lashtë Lahutën
Grupi i të rinjëve nga Shoqata Teuta me dy valle të bukura

Për më tepër informata
076 203 73 00
[email protected]

Hyrja është falas.