Lajme

Shqipëri: Mbi 2000 fëmijë të infektuar me Covid-19 nga fillimi i pandemisë

COVID-19 po bën gati një vit që është prezent në jetën tonë ku nuk ka prekur vetëm të rriturit por edhe fëmijët. Por, sicc dihet fëmijët e kalojnë më lehtë se të rriturit këtë virus. Në vendin tonë një fëmijë 16 muajsh ka ndërruar jetë në muajin nëntor për shkak të COVID-19. Ndërsa tek të rriturit numri total i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 është 1324.

Në pavionin e pediatrisë infektive kanë qenë të shtruar nga fillimi i pandemisë deri më sot 78 fëmijë me COVID-19. I pyetur nga gazata “Shëndet plus” mjeku pediatër Bashkim Neza shprehet se:

“Në një vit pandemi në spitalin e Pediatrisë Infektive në QSUT kanë qenë të shtruar 78 fëmijë me COVID-19, të cilët pasi kanë marrë trajtimin e duhur, janë shëruar, testi u ka dal negative dhe kanë lënë spitalin, përcjell Albinfo.ch.

“Të shtruar momentalisht në këtë pavijon janë 6 fëmijë, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Po marrin dhe këto trajtimin e duhur për t’u shëruar.

“Mund të them që me përafërsi janë mbi 2000 fëmijë të infektuar por që nuk kanë patur nevojë për të ardhur në spital, kanë marrë shërbimin nga mjeku i familjes. Ndërsa në fatalitet për humbje jete është vetëm fëmija 16 muajsh që ndërroi jetë në muajin tetor. Por, siç dihet fëmijët e kalojnë më lehtë se të rriturit këtë virus.”