Shqipëria

Shqipëri: Pesë të vdekur dhe 833 persona të infektuar me COVID-19

Pesë persona kanë vdekur në Shqipëri si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit. Autoritetet kanë njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë infektuar 833 persona.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 506 pacientë, duke çuar numrin total në 43.890 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht, në katër spitalet për COVID-19 janë duke u trajtuar 286 pacientë, 18 në terapi intensive dhe tre të intubuar.