Integrimi
Në sallën e operacionit të mjekut shqiptar të zemrës, Dr. Omer Xhemali
Ai tregon për organizimin e ekipit mjekësor gjatë një operacioni në zemër, atmosferën miqësore në ekip dhe për kurorëzimin me sukses të operacionit
Doktor Omer Xhemali është shef i kirurgjisë së zemrës (kardiokirurgjisë) në spitalin “Triemli” të qytetit të Cyrihut. Pas mbarimit të fakultetit të mjekësisë dhe specializimit doktorimit dhe punës disavjeçare si specialist në Gjermani, ai ka më shumë se dhjetë vite që jeton dhe punon në Zvicër, gjegjësisht në Cyrih.
Në klinikën që drejton po edhe më gjerë, në Cyrih dhe Zvicër, kardiokirurgu i lindur në Tetovë është një emër shumë i respektuar për zotërimin në shkallë të lartë të profesionit por edhe për afërsinë e tij njerëzore me pacientët dhe kolegët.
Në një video që kanë shpërndarë spitalet e Cyrihut “Triemli” dhe “Waid Spital” prezantohet një ditë pune e dr. Xhemalit, shkruan albinfo.ch. Ai tregon për organizimin e punës gjatë një operacioni në zemër, menaxhimin e ekipit të mjekëve dhe ndihmësve, atmosferën miqësore që mbretëron ne këtë ekip dhe në fund, kurorëzimin me sukses të operacionit.
Për më tepër mund të shikoni videon në vazhdim.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe