Lajme

Sot, priten vendime të rëndësishme në Gjermani

Gjermania sot do të vendosë se çfarë masash do të vlejnë në dhjetor.

Njoftimet e deritanishme nuk janë tepër premtuese, por ka informacione se mund të ketë disa lehtësime dhe përjashtime për Krishtlindje dhe festën e Vitit të Ri, transmeton albinfo.ch.

Masat do të shqyrtohen mbase edhe një herë nga mesi i dhjetorit, por ka gjasa që nesër do të jepen koordinatat kryesore për kohën e festave.

Gjermania në muajt tetor dhe nëntor ka pasur rritje të konsiderueshme të infektimeve, këto të fundit ende janë evidente dhe të gjitha masat kanë ngjallur pakënaqësi te popullata gjermane me protesta dhe revoltë ndaj tyre. /Albinfo.ch