Shkurt.ch

Testohuni shqip nëse keni virusin COVID-19

Këtë e mundëson “Unisanté” me faqen e saj në internet që është në dispozicion në 12 gjuhë. coronavirus.unisante.ch është një mjet vlerësimi në internet që ndihmon në përcaktimin nëse një person duhet të testohet për koronavirusin SARS-CoV-2. Ky është një pyetësor që ju lejon të vlerësoni shpejt rrezikun e infektimit me COVID-19.

Bazuar në përgjigjet e dhëna, CoronaChek tregon nëse rekomandohet një test apo jo dhe, nëse po, si të procedohet. “Unisanté” ndihmon njerëzit që mund të përfitojnë nga përmbajtja e faqes në internet në 12 gjuhë. Kështu, e gjithë përmbajtja e faqes është përkthyer dhe mbahet e azhurnuar në shqip: ju mund të zgjidhni gjuhën në pjesën e sipërme të djathtë të faqes në internet. Për të gjitha qëllimet praktike i gjeni në fletushkën në vijim:

 

Unisante_Flyer_Coronacheck_OK_ALB_v2

Shkarko Dokumentin