Futboll
Tirana sfidon kampionët e Zvicrës në Bernë, për grupet Europa League
1 muaj pa asnjë ndeshje zyrtare për shkak të bojkotit të kampionatit, sfida e fundit është finalja e Superkupës së Shqipërisë ndaj Teutës.
A do jetë e njëjta Tiranë me të njëjtën formë fizike dhe atletike në fushë si ndaj Dinamo Tbilisit dhe Crvena Zvezdës, është kjo dilema e madhe e Emanuel Egbo dhe a do të penalizojë mungesa e ndeshjeve zyrtare (ka zhvilluar vetëm sfida miqësore) gjatë shtatorit skuadrën bardheblu, që sot në mbrëmje në kryeqytetin e Zvicrës, Bernë, luan ndoshta takimin më të rëndësishëm në historinë e saj.
Tirana është vetëm një hap larg kualifikimit në grupet e Europa League, diçka që e ka arritur vetëm një skuadër shqiptare, Skënderbeu në dy raste.
Tapeti artificial i Wankdorf Stadion mund të jetë një minus për skuadrën e Egbo që ka lojtarë teknikë në përbërje, si Torassa, Cale e Cobbinah dhe kërkon ta ketë gjatë gjithë kohës topin nën kontroll. Young Boys nuk humbi në shtëpi që nga dhjetori i kaluar në sfidën ndaj Portos në grupet e Europa League dhe kjo për forcën e kampionëve të Zvicrës.
Tirana ndërkohë, me përjashtim të portierit Visar Bekaj, i afruar në merkaton verore që do të marrë vendin e Ilion Likës do të zbresë në fushë me të njëjtin formacion si ndaj Crvena Zvezdës. Mrekullitë ekzistojnë në futboll dhe një të tillë do të kërkojë ta bëjë Tirana sot.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë Numri i sulmeve ndaj bankomateve në Zvicër pothuajse është përgjysmuar brenda një viti. Policia federale regjistroi...
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë