Lajme
Vendet e Quintit bëjnë thirrje për eliminim të ndërhyrjes politike në procesin zgjedhor
Derisa në Kosovë vazhdon debati rreth listave zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit, shtetet anëtare të Quintit (SHBA, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Italia) kanë bërë thirrje për qetësi, duke kërkuar që të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë t’i ndjekin rrugët ligjore për apelimin e vendimeve të fundit të marra në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sa i përket certifikimit të kandidatëve për deputetë, raporton Albinfo.ch.
“U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga sulmet personale nxitëse dhe spekulative”, thuhet në deklaratën e përfaqësuesve të vendeve të Quintit në Kosovë.
Përmes kësaj deklarate bëhet e ditur se të hënën ata janë takuar me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, dhe se në këtë takim kanë shprehur planet e tyre për të monitoruar zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Derisa pandemia ka krijuar sfida shtesë, jemi të sigurt në aftësinë e KQZ-së për t’i mbikëqyrur zgjedhjet. E theksuam që KQZ-ja duhet të kujdeset që procesi zgjedhor është transparent dhe i pazënë nga ndërhyrjet politike”, thuhet në deklaratë.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës në këtë shtet Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve Të mërkurën në mëngjes pati një ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Cyrih-Hardbrücke dhe Cyrih-Oerlikon....
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut