Lajme
Xhemaili rikthehet suksesshëm në Superligën e Zvicrës
Blerim Xhemaili është kthyer me fitore bindëse në Superligën e Zvicrës në futboll.
Xhemaili është kthyer në Zvicër pas më shumë se 13 vjetësh, ndërsa të shtunën ishte pjesë e Zuerichut që fitoi klasiken ndaj Baselit me rezultatin e thellë 4:1.
Ish-reprezentuesi i Zvicrës asistoi në golin e dytë të Zuerichut.
Ndeshja i takoi javës së 15-të të Superligës së Zvicrës.
Fidan Aliti e Xhemaili startuan te Zuerichu. Toni Domgjoni hyri në vend të Xhemailit, ndërsa Benjamin Kololli mungoi për shkak të një lëndimi. Hekuran Kryeziu dhe Mirlind Kryeziu nuk ishin fare të grumbulluar. Pajtim Kasami startoi te Baseli, kurse Edon Zhegrova luajti në pjesën e dytë.
Taulant Xhaka është i lënduar, ndërsa nuk u grumbulluan Orges Bunjaku, Elis Isufi e Albian Hajdari.
Baseli është i treti me 23 pikë, ndërsa Zuerichu i katërti me 22.
“Pas më tepër se 13 vjetësh, Blerim Xhemaili gjendet sërish në fushë në Superligë. Së fundi kishte humbur 1:0 kundër Baselit, por kësaj radhe Zuerichu ka përmbysur gjërat”, ka shkruar Blick.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor