Futboll

Xherdan Shaqiri, krenar me 50 paraqitjet te Liverpooli

Xherdan Shaqiri dje u fut nga minuta e parë në ndeshjen derbi ndaj Manchester Unitedit, e cila ishte shumë e rëndësishme për të dyja ekipet në luftën për titull.

Por, ndeshja u mbyll ashtu si filloi, me rezultat 0:0.

Për Shaqirin, kjo ndeshje kishte më shumë domethëne. Ai arriti në shifrën e 50 paraqitjeve me skuadrën e Liverpoolit.

Në profilin e tij zyrtar në Twitter, ai u shpreh krenar pas kësaj arritjeje.

“Krenar që regjistrova paraqitjen e 50-të për Liverpoolin”, u shpreh ylli i Liverpoolit.

Shaqiri u transferua në “Anfield Road” në vitin 2018 nga Stoke City, ndërsa paraprakisht ka luajtur edhe për Interin, Bayern Munichun e Baselin.