Integrimi
Debat mes gjeneratash rreth migracionit
“Institut Neueschweiz” nga Zvicra lindore, (Kantoni St. Gallen) organizon në Rorschah një aktivitet të llojit të veçantë, ku do të ketë debat në mes të gjeneratave, muzikë, lexim poezish etj., shkruan albinfo.ch.
Në këtë aktivitet të mbiquajtur “Generationsgesprächen aus dem Ostschweizer Migrationsuntergrund” (Bashkëbisedim mes gjeneratave të Zvicrës lindore me `sfond nëntokësor`, që është një lojë fjalësh me “Migrationshintegrund” ose personat me sfond migracioni”), do të bashkëbisedojnë familje migrantësh dhe të tilla me `paravijë migracioni`(sërish lojë fjalësh me termin “prapavijë ose prejardhje migracioni` prej tri ose më tepër gjeneratash.
Me biografi të ndryshme dhe me një të përbashkët si “të huaj” në vendin “e tyre”, ata këmbejnë përvojat e tyre rreth racizmit të përditshëm, diskutojnë, debatojnë, bëjnë muzikë, lexojnë poezi dhe qeshen për më tepër pjesëmarrje dhe demokraci.
Aktiviteti mbahet të dielën, më 17 mars, nga ora 14 deri në orën 16. Hapja e dyerve është në orën 13.30, në Feldmühle, Rorschach.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit17 Mars 2019
- Ora14:00
- LokacioniRorschach
- Data e përfundimit12 Mars 2019 - 16:00
E-Diaspora
-
Kroaci: Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura për deputete Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci...
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër