Shkurt.ch
Dënime të rënda për katër anëtarë të ISIS-it në Zvicër
Ministria Publike e Konfederatës të martën ka kërkuar dënime me shtatë vjet e gjysmë burgim kundër dy nga katër irakianët e akuzuar për planifikim të një sulmi terrorist në Zvicër.
Gjyqtarja kërkoi pesë vjet e gjysmë burgim kundër të pandehurit të tretë dhe dy vjet e gjysmë, prej të cilëve gjashtë muaj pa kusht, kundër personit të katërt.
Gjatë argumenteve të saj përmbyllëse, përfaqësuesja e prokurorisë i përshkroi si “një tufë gënjeshtrash” shpjegimet e dhëna nga të pandehurit për të fshehur qëllimin e tyre kriminal.
“Motive të turpshme”
Gjyqtarja ka denoncuar veçanërisht “motivet e turpshme” të akuzuarve kryesorë, njeri i moshës 29-vjeçare, i cili lëvizte me karrocë për personat me aftësi të kufizuara. Ky irakian ka përfituar nga mikpritja e Zvicrës, duke abuzuar nga ndihmat sociale, ndërsa ishte i angazhuar në aktivitete kriminale.
Njeriun e dytë, për të cilën kërkohej një dënim prej 7 vjet e gjysmë, gjyqtarja e akuzoi gjithashtu për përfitim të asistencës sociale dhe për ndryshim të vazhdueshëm në deklaratat e tij.
Gjyqi vazhdon të mërkurën me argumentet e mbrojtjes. Gjyqi do të përfundojë sigurisht këtë fundjavë. Vendimi do të jepet më 18 mars.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













