Dënohet për trillim të dhunimit
Ditën e 20 qershorit të vitit 2008, 26-vjeçari nga Kosova, me profesion bukëpjekës në Wetzikon, nuk do ta harrojë asnjëherë. Kosovari i ri u mor nga policia në vendin e punës dhe u dërgua në paraburgim.
Por, pas një kohe të shkurtër, gjithçka ishte qartësuar: Një grua e re 24-vjeçare, nëpunëse në administratë në Gossau, gjithashtu nga Kosova, e kishte paditur kosovarin për abuzim seksual. Ajo kishte deklaruar se mbrëmjen e 19 qershorit të të njëjtit vit, kosovari e ka tërhequr ate për flokë, duke e futur në furgon dhe me të kishin shkuar në një drejtim malor të panjohur.
Përkundër refuzimit të saj, ai kishte tentuar që ta dhunojë kosovaren, ndërsa ajo shpëtohet nga një i moshuar, kalimtar rasti. Më pas, një tjetër person e kishte shoqëruar me veturë deri në shtëpi. Hetimet e Prokurorisë së qarkut në See/Oberland, kanë dëshmuar për një rezultat të çuditshëm.
Të gjitha dëshmitë kanë qenë në anën e bukëpjekësit, i cili që nga fillimi i akuzave kishte deklaruar se është i pafajshëm. Ai kishte deklaruar se natën e kobshme vërtetë kishte qëndruar me kosovaren, por se vetëm kishin pirë në një restorant kinez në afërsi.
Pasi pronarja e restorantit e kishte vërtetuar takimin në fjalë, nga viktima, kosovarja shndërrohet në person të akuzar për “akuzë të rreme”. Sipas dëshmive gjyqësore, e tërë ngjarja kishte rrjedhur nga xhelozia e të dashurit të kosovares, ndaj bukëpjekësit dhe i cili e kishte detyruar kosovaren që të ngritë kallëzim penal të rremë. Gjykata e dënoi kosovaren pasi ajo e kishte trilluar tërë ngjarjen.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Rastet e tuberkulozit në rritje në Zvicër Rastet e tuberkulozit janë në rritje në Zvicër, veçanërisht për shkak të mbërritjes së njerëzve nga... -
Lulëzon tregu i zi i auto shkollave në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Zvicër: Të gjitha maceve duhet tu vendoset çip -
Zvicër: Inflacioni në zero -
Zvicra përgatitet për një valë të hershme gripi










