Lajme
Deputeti gjerman: Kosova duhet të ruajë kufijtë e saj ekzistues
Deputeti i Parlamentit gjerman, Peter Bayer, tha se qëndrim gjerman është që Kosova duhet t’i ruajë kufijtë që i ka, dhe se kjo është shumë e rëndësishme për Gjermaninë.
Bayer, që i përket partisë së kancelares gjermane, Angela Merkel, deklaroi se Kosova gjendet para zgjedhjeve, dhe se qeveria e re që do të krijohet duhet të kthehet në proces të dialogut me Serbinë, pa kushte nga të dyja palët.
Pas një takimi me kryeministrin në detyrë të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, deputeti gjerman tha se vazhdimi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është shumë i rëndësishëm për integrimet evropiane.
Vizita e deputetit gjerman Bayer në Kosovë u bë pas qëndrimit në Beograd, ku me zyrtarët e atjeshëm ka biseduar për nevojën e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Dialogu është ndërprerë në nëntor të vitit të kaluar, pasi Kosova vendosi tarifën ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjës. Beogradi nuk pranon t’u kthehet bisedimeve pa u hequr taksa, ndërkaq Prishtina kërkon që zyrtarët serbë të ndalin fushatën kundër shtetësisë së Kosovës, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Diplomatët presin që pas zgjedhjeve në Kosovë, që mbahen më 6 tetor dhe formimit të qeverisë së re, të gjendet zgjidhja për vazhdimin e dialogut.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën “Tokat janë thelbësore për jetën: ato sigurojnë prodhimin e ushqimit, filtrojnë ujin dhe strehojnë një...
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga