Shkurt.ch
Dështimi i iniciativës së SVP/UDC-së provokon reagime te mediat e huaja
Edhe i shumënjohuri Edward Snowden tha se ishte "krenar për Zvicrën" pas refuzimit të iniciativës për dëbimin efektiv të kriminelëve të huaj. Nga Franca në Afrikë, shumë media kanë reaguar gjithashtu.
Refugjatë nga viti 2013 në Rusi, ish-punonjës i CIA-s, Edward Snowden, ka komentuar në Twitter rezultatin e votimit. Rreth orës 11 të paradites së hënë në Zvicër mesazhi i tij ishte ndarë më shumë se 3600 herë.
“Krenar për Zvicrën, demokracia e drejtpërdrejtë është ajo që mundi ksenofobinë”.
Nga Franca në Afrikë
Disa medie franceze janë shprehur rreth votimit në Zvicër, si BFM TV, Libération ose RTL në Belgjikë, duke vënë në dukje se propozimi ishte i “diskutueshëm”.
Disa gazeta afrikane kanë trajtuar gjithashtu këtë subjekt, si Canal Togo News ose Gabon Actualités. BBC Afrikë prezantoi SVP/ UDC-në si një parti që “mendon se vështirësitë e jetesës së zviceranëve dhe trazirat sociale rezultojnë nga faji i emigracionit”.
Më afër kufijve tanë, Le Dauphiné nga Haute-Savoie tha se “Zvicra shpëtoi nga një dhimbje koke”. “Ky tekst ka kristalizuar kundërshtimin e komunitetit të biznesmenëve, të cilët frikësoheshin nga komplikimi i marrëdhënieve të tensionuara me Bashkimin Evropian”, komentoi faqja e internetit zonebourse. Një mendim i ndarë edhe nga gazeta amerikane me ndikim “Bloomberg”.
Në Gjermani “Frankfurter Allgemeine” tha ishte e “çuditur” me për “Jo-në” e qartë. “Surprizë”. Për gazetën gjermane, gjermanët duhet të marrin shembull nga Zvicra.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













