Kosova
Diaspora ka ndihmuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës
Safet Gërxhaliu, është shprehur se diaspora ka ndihmuar edhe Kosovën edhe Shqipërinë në zhvillimin ekonomik. Duke u drejtuar të pranishmëve ai tha se ata janë ambasador të zemrës
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka organizuar takim me përfaqësues të diasporës nga fusha të ndryshme përfshirë ekonominë, edukimin dhe shëndetësinë.
Kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, është shprehur se diaspora ka ndihmuar edhe Kosovën edhe Shqipërinë në zhvillimin ekonomik. Duke u drejtuar të pranishmëve ai tha se ata janë ambasador të zemrës, përcjell albinfo.ch.
“Nëse kam një pikë të dobët është diaspora. Çka do që ne si Kosovë dhe Shqipëri bëjmë për juve nuk është mjaftueshëm. Problemi që ne ballafaqoheni është se për diasporën më shumë flasim se sa bëjmë, problem është që diaspora analizohet vetëm në aspektin financiar. Besoj që është koha kur duhet të ndryshojmë qasjen ndaj diasporës sepse ju jeni ambasador të zemrës. Duam që të jemi pjesë e ndërtimin e Evropës dhe jo barrë e saj”, tha ai.
Nga ana e saj, Anduena Stephan, konsule-nderi e Shqipërisë në Gjermani në prezantimin e të pranishmëve të cilët vijnë nga fusha të ndryshme e që veprojnë në diasporë, tha se janë të gatshëm të ndihmojnë në zhvillimin e mëtutjeshëm të vendlindjes.
Aty u vendos që OEK dhe përfaqësues të diasporës të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për hapjen e mundësisë së bashkëpunimit të diasporës me vendlindjen.
Gjithashtu u diskutua edhe ideja për themelimin e Akademisë së Ndërmarrësisë së Grave.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













