Kosova
Diaspora kosovare shtyllë e zhvillimit ekonomik të Kosovës
Kosova ka shumë mundësi dhe potenciale për të thithur investime e mërgatës së Kosovës, e cila në vitet e fundit po kryen shumë punë në shumë vende ku ajo vepron.
Ismet Smajli nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare të Diasporës, tha se sot rrejti vepron në shumë vende të botës.
“Tani kemi shumë biznese dhe vazhdimisht po rritet numri i anëtarëve në rrjetin tonë. Tani jemi prezentë në të gjitha kontinentet. Tani është koha që të kemi edhe takime digjitale dhe të kursejmë kohën”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), përcjell albinfo.ch.
Smajli tha se ka shumë interesim të bizneseve shqiptare për të qenë pjesë e rrjetit. “Në takimin që e kemi pasur në Nju Jork, kemi pasur mbi 1 mijë përfaqësues të bizneseve shqiptare. Edhe në Prishtinë kur e kishim takimin pati shumë interesim”, deklaroi ai.
Sipas tij platforma do të ndihmojë shumë që bizneset, sidomos ato që janë profesionale.
Kurse Diedon Kita nga “Fingermarket”, e cila do të realizoj platformën digjitale, tha se projekti do të ndihmojë që të jetë një urë lidhëse për bizneset. “Jemi të kënaqur që Rrjeti i Bizneseve Shqiptare të Diasporës na ka përzgjedhur neve të realizojmë këtë projekt”, tha ai.
Kita bëri me dije se kjo platformë do të lehtësojë shumë komunikimin e bizneseve shqiptare.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













