E-Diaspora
Diaspora proteston nesër në Bruksel për liberalizimin e vizave
Deputeti shqiptar në Bruksel, Ahmet Gjanaj njofton se me iniciativën e profesorit Nusret Pllana nesër do të protestohet para Parlamentit Evropian për të kërkuar liberalizimin e vizave për kosovarët.
“Bashkatdhetarë të nderuar të Belgjikës, të Evropës e më gjerë, Kosova dhe kombi ynë ka nevojë për bijtë dhe bijat e veta. Për 10 vjetorin e Kosovës si shtet, me një iniciativë të profesorit Nusret Pllana, në kuadër të dorëzimit 751 Eurodeputetëve dhe 28 EuroKomisionerëve të librit të tij ‘Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999’, do të mbahet një protestë paqësore përpara Parlamentit Evropian”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Pos liberalizimit të vizave, kërkesat e tjera janë edhe njohje nga pesë shtetet evropiane të Pavarësisë së Kosovës, kushtëzimi i njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Serbia për vazhdimin e integrimit evropian, si dhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Bosnja, Mal i Zi, Maqedonia dhe Serbia) të bëhen pjesë të BE-së në të njëjtën kohë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














