Lajme
Ditët e Diasporës në Prishtinë nisin me bakllava, tespishte e revani
Për nder të manifestimeve Ditët e Diasporës me moton “Mirëserdhët në vendin tuaj”, Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) e ka mbajtur një aktivitet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, të Prishtinës, me ç’rast të gjithë bashkatdhetarët që ateruan të dielën u shërbyen me ëmbëlsira tradicionale-bakllava, tespishte dhe revani.
Sipas një komunikate që ka dërguar për media RDK-ja, Kryetarja e këtij forumi, Shpresa Rama, ka thënë se të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij aktiviteti mbetën të kënaqur me pritjen që ua bën njerëzve që ateruan në tokën e tyre.
“Zhvilluam një aktivitet simbolik në nderim të përkushtimit dhe atdhedashurisë së bashkatdhetarëve tanë. Ata që nuk ishin në dijeni për këtë aktivitet u befasuan për të mirë me kë pritje, organizuar enkas për ta. Madje shprehën se kjo pritje ishte befasi e këndshme sepse deri më sot askush nuk i kishte pritur në këtë mënyrë”, ka thënë Rama.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













