Kalendari

Ditët e Kulturës Shqiptare në Suedi

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e Kosovës fton bashkatdhetarët të marrin pjesë në aktivitetet kulturore të organizuara në Suedi.

Gjeni më poshtë agjendën

1) Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në Qendrën Kulturore të Kosovës në Malmo të Suedisë organizon shfaqje të dy filmave dhe një ligjërate nga dramaturgu Haqif Mulliqi.

Data: 10 nëntor 2019

Adresa: Qendra Kulturore e Kosovës në Malmo – Östa Hinbyvägen 26 B.

21374 Malmö

Ora: 13:00

2) Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me shoqatën “Marie Shllaku” organizojnë aktivitetin tribunë me temën “Kosova në sytë e mërgatës dje dhe sot” në Vetland të Suedisë.

Data: 16 nëntor 2019

Adresa: Ekenässjön, rruga Alegatan, Bruksgärden

Ora 11:30

3) Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Asocionin e shoqatave shqiptare në Suedi, organizojnë festivalin e “Poezisë dhe muzikës krijuese në Diasporë”.

Data: 23 nëntor 2019

Adresa: Qendra Kulturore e Kosovës në Malmo – Östa Hinbyvägen 26 B.

21374 Malmö

Ora 16:00

4) Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me shoqatën Eleonora, organizojnë manifestimin “Ditët e shqiptarëve” në Malmo të Suedisë.

Data: 29 nëntor 2019

Adresa: Hyllie Folkets HUS

Hyacintgatan 2 Malmö

Ora 19:00.


 Info rreth ngjarjes

  • Data e fillimit10 Nëntor 2019
  • Ora13:00
  • LokacioniAdresa: Qendra Kulturore e Kosovës në Malmo – Östa Hinbyvägen 26 B. 21374 Malmö
  • Data e përfundimit29 Nëntor 2019 - 19:00