E-Diaspora

Dokumentari: Çfarë do të thotë të jesh sot zviceran?

Është publikuar një paraqitje e shkurtër e dokumentarit “Zvicra”.

Ky dokumentar ka filluar  të shfaqet në Teatrin de Marens në Nyon që nga 28 shtatori, përcjell albinfo.ch

Dokumentari është shkruar dhe drejtuar nga Benoit Goncerut dhe Fisnik Maxhuni në bashkëprodhim me Cause & Radio Television Suisse (RTS).

Dokumentari do të transmetohet në televizion në dimër 2018/2019.

Dokumentari studion një gjeneratë të re të “zviceranëve të rinj” përmes disa personazheve kyç, secili duke dhënë një pasqyrë të veçantë për këtë çështje. Çfarë do të thotë të jesh sot zviceran?