Donis Avdijaj shënon dy gola në kampionatin austriak

Sulmuesi shqiptar, Dionis Avdijaj, po kalon një formë mjaft të mirë te skuadra e Hartberg në elitën e futbollit austriak. Të dielën që shkoi, Avdiaj realizoi dy gola në duelin ndaj “Austria Wien”, duke i dhuruar 3 pikë skuadrës së tij. Me këta dy gola 27-vjeçari u ngjit në kuotën e tre golave kampionatin austriak.