Lifestyle

Dua Lipa, artistja më e dëgjuar

Sipas statistikave të Spotify dhe Apple Music, Dua Lipa është artistja më e dëgjuar në Britaninë e Madhe këtë vit.

‘One Kiss’ në bashkëpunim me Calvin Harris, ishte kënga e dytë më e transmetuar në të dy aplikacionet, pas ‘God’s Plan’ të Drake, shkruan Koha.net, përcjell albinfo.ch

Albumi i Duas, titulluar me emrin e saj, ishte i treti më i transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe i katërti globalisht, në Spotify.

Këngëtarja është shpallur ylli i kopertinës së “Vogue” për muajin Janar.

Apple dhe Spotify janë dy shërbimet më të mëdha të transmetimit të muzikës, me më shumë se 139 milionë abonentë.