Kalendari

“Bëni biznes në Shqipëri”

Kompanitë zvicerane do të ndajnë përvojën e tyre të biznesit në Shqipëri. Në këtë event do të marrin pjesë znj. Claudia Sandmeier Künzli-Swiss Shoe Manufacturer, Samir Shqarri që përfaqëson SICPA Albania, Ilir Gjoni, ambasadori shqiptar në Zvicër, Rudina Suti, këshilltare e ministrit të Bujqësisë, Genc Çeli, Drejtor i IHD-së AIDA – Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe Deloitte Albania. Partner medial për këtë ngjarje është Albinfo.

Agjenda e plotë dhe regjistrimi bëhet në:https://lnkd.in/dk2Jtun dhe ngjarja është pa pagesë.

Shfrytëzoni rastin për tu takuar me kompanitë shqiptare dhe përfaqësuesit qeveritarë, thuhet në njoftimin për media.

Delegacioni shqiptar do të ketë rastin të takohet me kompanitë zvicerane që do të jenë të interesuara të investojnë dhe të bëjnë biznes në këtë industri, është shprehur Genc Çeli.

Ngjarja:

23 Maj I 9:00 – 13:00 I Deloitte AG I General-Guisan-Quai 38 I 8022 Zurich

https://www.linkedin.com/feed/update/urn:li:activity:6533665259897532416