Dy shqiptare, kandidate për zgjedhjet lokale në Bari të Italisë

Eva Meksi dhe Uljana Gazidede janë kandidatet shqiptare që do të garojnë në zgjedhjet lokale në Bari të Italisë, shkruan albinfo.ch. Lajmi për kandidimin e dy shqiptareve është bërë i ditur edhe në faqen zyrtare të ministrit të Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majkos.