Kosova
Dy të vdekur në aksidente trafiku në 24 orët e fundit
Dy persona kanë vdekur në dy aksidente trafiku në 24 orët e fundit në vend.
Policia njofton se aksidenti i parë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, në rrugën Prishtinë – Mitrovicë në fshatin Babimost të Obiliqit ku vetura Renault Clio, e cila për shkaqe aktualisht të panjohura, ka humbur kontrollin dhe ka goditur mbrojtësen e rrugës.
“Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime të rënda kanë pësuar dy persona , njëri prej të cilëve nuk ka arritur t’u përballojë plagëve të shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka vdekur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa, një person tjetër ka vdekur në një aksident në fshatin Partesh të Gjilanit. Në këtë aksident kanë pësuar lëndime katër persona tjerë, njëri prej të cilëve është dërguar në QKUK. Policia njofton se ka arrestuar një serb pasi me veturën e tij nga pakujdesia, ka goditur veturën e viktimës.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














