Kosova

Dyshohet për vrasje të shumëfishtë në Gjilan

Një incident ka ndodhur në Gjilan, ndërsa po dyshohet se është vrasje e shumëfishtë.

Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur në rrugën “Xhevat Ajvazi” në Gjilan.

Policia e Gjilanit e ka konfirmuar për Express se ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të vrarë.