E-Diaspora

E çuditshme në Belgjikë, dënohet tërë familja shqiptare me burg

Dënohet vëllezër dhe motra për shitjen e drogave të forta

Një familje shqiptare është dënuar me burg nga Gjykata Penale, në Belgjikë, e cila merrej me shitje të drogave të forta, kryesisht kokainë.

Sipas informacioneve bëhet me dije se në total ishin dhjetë të pandehur dhe  të gjithë i përkisnin të njëjtës familje, transmeton “Vizion plus”.

Dy krerëve të familjes, Gëzim L. dhe Martin L. iu dha dënimi më i ashpër nga gjykata, me 5 vite burg dhe një gjobë prej 8 mijë eurosh.

Ndërkohë vëllai i tretë, Erlind L. u dënua me 4 vite burg dhe një gjobë të njëjtë, përcjell albinfo.ch.

Të afërmit e tjerë u dënuan me nga 2 vite burg, por bashkë me dënimin ata do të paguajnë edhe një gjobë, duke përjashtuar të pandehurin e fundit, ndaj të cilit gjykata vendosi një gjobë prej 1600 eurosh.

Gjithashtu pjesë e grupit ishin edhe dy motrat e familjes, të cilat janë detyruar me presion të punojnë me vëllezërit në trafikimin e lëndëve narkotike.