Kultura
E kaluara dhe e tashmja”, ekspozitë e Haki Xhaklit në Berlin
“E kaluara dhe e tashmja” është titulluar ekspozita personale e piktorit Haki Xhakli që është hapur në galerinë e Ambasadës së Kosovës në Berlin.
Janë 18 piktura që paraqesin cikle të ndryshme të periudhave para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Piktori tha se po kthehet për të ekspozuar në Berlin pas 17 vjetëve, gjithmonë duke e çmuar kontributin e vazhdueshëm të shtetit gjerman për çështjen e Kosovës, e veçanërisht në ndihmën e zhvillimit të kulturës.
“Para 17 vjetëve, më 1999 ekspozita personale në qytetin Unna prezantoi një art nga Kosova para publikut gjerman”, ka thëne Xhakli.
Autori pikturës i qaset me bindjen se përmes saj, si përmes pasqyrës, mund të projektohet bota shpirtërore e njeriut, si ankthet, shqetësimet dhe solemniteti i tij shpirtëror. Ekspozita e Haki Xhajlit në Berlin do të qëndrojë e hapur për vizitorë tre muaj.
Fotografi:
https://www.facebook.com/
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër













