Autotech

Edhe Nissan ‘heq dorë’ nga veturat me naftë

Nissan ka një partneritet me grupin francez të makinave Renault

Prodhuesi japonez i veturave, Nissan ka njoftuar se gradualisht do të tërhiqet nga tregu i automjeteve me naftë në Evropë, në kontekstin e kërkesës më të dobët për naftë, teksa konsumatorët shqetësohen për ngritjen e taksave, si dhe duke marrë në konsideratë ndalimet dhe kufizimet e mundshme në shumë vende, raportoi Reuters.

Një burim i Reuters tha muajin e kaluar se Nissan do të shkurtojë qindra vende pune në fabrikën e saj Sunderland të Anglisë, fabrika më e madhe e automjeteve në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të rënies së kërkesës për naftë në Evropë, përcjell albinfo.ch.

Prodhuesit e makinave po përballen me një goditje globale rregullative mbi emetimet dhe shumë prej tyre kanë filluar të shikojnë drejt automjeteve elektrike në vend të makinave me naftë, shkruan ‘Scan’.

Të dhënat e muajit të fundit treguan një rënie të mprehtë të kërkesës për makina me naftë në Britani, i cila është tregu i dytë më i madh në Evropë sa i përket automjeteve.

Nissan ka një partneritet me grupin francez të makinave Renault.