Integrimi
Edhe një shqiptare, kandidate për deputete në Parlamentin e Belgjikës

Themeluese e shoqatës së parë për femrat shqiptare në Bruksel, Alketa Selimaj, është në garë si kandidate për Parlamentin e Belgjikës.
Selimaj që është me prejardhje nga qyteti i Vlorës, është kandidate në vendin e pestë për deputete federale në partinë belge CDH dhe garon në zgjedhjet që do të zhvillohen më 26 maj në Belgjikë, përcjell albinfo.ch.
Me kandidimin e saj, mundësitë që një shqiptare të jetë deputete në Parlamentin e Mbretërisë Belgjikës janë të mëdha.
Alketa njihet nga shqiptarët në Belgjikë për angazhimet e saj si aktiviste.
Ajo është themeluesja e shoqatës së parë për femrat shqiptare në Bruksel “Albelges” dhe anëtare e disa shoqatave të tjera, si “Konitza” dhe “Albalife”.
“Të dashur miq, që keni të drejte vote në Belgjikë, ju ftoj miqësisht të votoni për Alketa Selimaj, numri 5, lista 5 CDH më 26 maj në Belgjikë”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriAlketa Selimaj
- Prejardhja:Vlorë
- Vendi ku vepron:Belgjikë
- Profesioni:Politikane
E-Diaspora
-
Shqiptari vret me thikë bashkatdhetarin 33-vjeçar Vritet me thikë 33-vjeçari shqiptar, arrestohet bashkatdhetari...
-
Zvicër: SHKA “Teuta” merr pjesë në “Fête de Ecublens”
-
Libri “Bukë, kripë e zemër”, ndër fituesit e çmimit “Gourmand Awards 2023”
-
Elina Duni do të shfaqë tri koncerte në Austri
-
10 vjet dëbim nga vendi për kosovarin e lindur në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Vendimi i Gjykatës së Lartë në Zvicër për vozitjen me telefon Një vendim i Gjykatës së Lartë mund të ketë pasoja në ligjet se si ne i...
-
Covid: 1 në 5 pacientë ende raportojnë simptoma pas dy vjetësh në Zvicër
-
Qiratë zvicerane mund të rriten më tej
-
A u nënshtrohen taksave më të larta shtëpitë e dyta në Zvicër?
-
Sindikatat zvicerane vendosin në listën e zezë punëdhënësit që praktikojnë diskriminimin e pagave